Së paku 100 perosna e humbën jetën nga shpërthimi që ndodhi dje në afërsi të karvanit të autobusëve që pritnin të hynin në qytetin sirian Alepo, kumtoi Mbrojtja civile siriane.
Ata humanitarë, të njohur edhe si Helmetat e bardha, theksojnë se vullnetarët e tyre kanë marrë së paku 100 trupa nga vendi i shpërthimit. Shpërthimi ndodhi në rajonin Rashidin, afër Alepos, afër dhejtëra autobusëve në të cilët ndodheshin kryesisht shiitë të evakuuar nga dy fshatra siriane.