Ministri i Shëndetësisë i qeverisë së përkohshme të Sirisë, Ferras Xhundi, ka deklaruar se në sulmin me armë kimike të regjimit të Asadit në rajonin Han Shejhun të qytetit Idlib, kanë humbur jetën më shumë se 100 civilë, ndërsa janë ndikuar nga gazi 500 civilë, nga të cilët shumica e tyre fëmijë , raporton Anadolu Agency (AA). Xhundi në një konferencë për shtyp ka pretenduar se avionët “Sukhoi” kanë vendosur në objektiv me raketa që përmbajnë gaz helmues lagjen në veri të rajonit Han Shejhun, që ndodhet në zonë periferike në jug të Idlibit”. Duke vënë në dukje se për shkak të pajtueshmërisë së spitaleve në rajon, të plagosurit në gjendje të rëndë janë dërguar drejt Turqisë, Xhundi tha se “Numri i personave të vdekur ka tejkaluar 100, si dhe janë ndikuar nga gazi 500 civilë, shumica e të cilëve fëmijë”. Ndër të tjera Xhundi ka shtuar se janë të shqetësuar nga rritja e numrit të personave të vdekur. Regjimi i Asadit në 10 ditët e fundit ka kryer 4 herë sulme me armë kimike që përmbajnë gaz klori kundër civilëve. Në sulmet e kryera më 25 mars në rajonin Latame në Hama patën humbur jetën 2 civilë dhe u ndikuan nga gazi 30 persona. Në sulmet më 30 mars në lagjet Kabun nën rrethimin e regjimit në Damask si pasojë e gazit klor u ndikuan 35 civilë. Në sulmet e ndërmarra në mesnatë me gaz klorin në rajonin El Habit në Idlib ishin helmuar nga gazi 20 civilë.