Kandidatja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Vlorës, në votimet e 30 qershorit, Valbona Mezini, e cila siguroi pak vota në krahasim me kryebashkiakun Leli ka thyer heshtjen.
Valbona ka dhënë një mesazh përmes një fotoje me bikini buzë detit në Vlorë.
“Helm për gjarpërinjtë”, shkruan Mezini. Nuk dimë cilët janë gjarpërinjtë, të cilëve ajo iu referohet, por me siguri e ka me të gjithë ata që e kanë sulmuar.
Kujtojmë që ditën e votimeve ajo u pa tejet e emocionuar, madje dhe e bindfur që do ta fitonte Bashkinë e Vlorës, por votoi me vonesë, pasi kishte harruar të merrte me vete një document identifikimi.