Helga Lovekaty nuk e tradhton James Rodriguezin. Modelja, këngëtarja dhe aktorja ruse, e cila po çmend rrjetet sociale me fotot e saj provokuese, nuk e fsheh simpatinë për lojtarin e Bayernit të Mynihut, i cili muaj më parë është ndarë nga bashkëshortja Daniela Ospina, me të cilën ka edhe një vajzë. Helga ka premtuar se do të jetë një tifoze personale e kolumbianit në Botërorin e vitit të ardhshëm, ndonëse në rang përfaqësuesesh Rusinë nuk e ndërron me asnjë ekip tjetër.
23