Shkup, 20 prill – Raporti i Komisionit Europian, qartë dhe në mënyrë precize e ka treguar gjendjen me ekonominë e Maqedonisë, deklaron zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koco Angjushev.
Sipas tij, vendi ka humbur shumë kohë me projekte luksoze të panevojshme, duke lënë anash projektet e rëndësishme infrastrukturore, të cilat qytetarët presin që të ndërtohen me paratë nga taksat e tyre.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në projektin për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla e të mesme, të financuara nga fondet IPA, Angjushev tha edhe se projekti për linjën hekurudhore, që lidh Maqedoninë me Shqipërinë, ka përfunduar. Tani ka mbetur vetëm të gjenden mjete për financimin e ndërtimit të së njëjtës.
“Do të fillojmë ndërtimin e rrugëve të reja, fillimisht mendojmë në rikonstruimin e të korridorit 8 drejt Bullgarisë, në autostradën Gostivar – Kërçovë, e cila është e shtrenjtë dhe shumë e vështirë, por që tashmë ka një projekt ndërtimi nga Kërçova në Bujokanci, e ka mbetur të projektohet pjesa deri në Gostivar. Është përmbyllur projekti i linjës hekurudhore nga Kërçova në Lin në Shqipëri dhe tashmë do të fokusohemi në gjetjen e mjeteve financiare për të njëjtën. Shpresëdhënës është pozicionimi ndërkombëtar i vendit që u jep mundësi institucioneve financiare që të financojnë pa hamendje projektet infrastrukturore. Kemi premtime nga Banka Botërore, EBOR dhe BEZh, që do të na miratohen mjete për realizimin e këtyre projekteve”,- deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.