Gjatë fundjavës festive ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup u përballën me rritjen e dukurisë të hedhjes së parregullt të mbetjeve pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit.
“Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë kishin vendosur që mbetjet e tyre të vëllimshme – mobiliet e vjetruara, aparatet elektrike dhe elektronike t’i hedhin në sipërfaqet publike, duke shkelur kështu Ligjin për pastërti publike. Fotografitë janë të bëra në rrugët Franklin Ruzvelt, Aminta III dhe Cvetan Dimov, në komunat Qendër, Karposh dhe Çair”, thuhet në kumtesën e NP “Higjiena Komunale” .
NP ,,Higjiena komunale” – Shkup i informojmë bashkëqytetarët tanë se mbetjet e tyre të vëllimshme çdo ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, mund t’i hedhin në Qendrat për selektim të mbetjeve në Karposh dhe Vardarishte. Për këtë shërbim nuk duhet paguar.(koha.mk)