Hector Bellerin nënshkruan me Sportingun

Hector Bellerin ka kompletuar kalimin te Sporting Lisbona.

Klubi portugez ka njoftuar këtë të martë për huazimin e mbrojtësit spanjoll, shkruan Gazeta Express.

Bellerin do të luajë deri në fund të sezonit si i huazuar nga Barcelona.

Advertisements

Në marrëveshje nuk është përfshirë ndonjë tjetër opsion.

Megjithatë, 27-vjeçari do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me Barcelonën.

Kësisoj, mbetet të shihet pas përfundimit të sezonit se ku do të transferohet Hector Bellerin në mënyrë të përhershme.