Në një video që është bërë nga një tifoz i Tottenhamit, shihen tifozët e Arsenalit duke fyer në baza racore rivalët e tyre. Njëri prej tyre shihet duke ngrehur hundën e tij, derisa qesh dhe fyen kundërshtarët. Gjesti i tillë bazohet në stereotipin e hebrenjve që kanë hundë të madhe. Një tjetër tifoz është urdhëruar të largohet pasi që akuzohet se ka brohoritur “hebrenjtë në dhoma gazi” Gjestet e fyerjeve racore kanë filluar të shfaqen me të madhe në stadiumet e Anglisë, konkretisht të ekipeve të Premier Ligës. Të fundit janë tifozët e Arsenalit të cilët kanë bërë gjeste antisemitike drejt tifozëve të Tottenhamit, të cilët edhe kanë postuar një video nga përballja e tyre në çerekfinale të Carabao Cup, ku skuadra nga Emirates Stadium u eliminua. Madje në fund ka pasur edhe brohoritje nga tifozët e Arsenalit, të tipit “Hebrenjtë në dhoma të gazit”.
Klipi është postuar dhe xhiruar nga tifozët e Tottenhamit dhe është shpërndarë nëpër rrjetet sociale. Në këtë video, derisa shumica e tifozëve po e shikonin ndeshjen dhe nuk kishte ndonjë përleshje, disa tifozë të Arsenalit kanë zgjedhur që t’i fyejnë ata të Tottenhamit duke tërhequr hundën, derisa kanë qeshur dhe fyer ata. Gjesti, bazohet në stereotipin e asaj se populli hebre kanë hundën më të madhe, gjë që ka shënuar hapjen e rastit për antisemitizëm në futbollin anglez.
Tifozët e Chelsea po ashtu ishin kritikuar, madje ka qenë edhe një deklaratë e fuqishme nga klubi-pasi që disa tifozë të tyre kënduan këngë antisemitike gjatë ndeshjes si mysafirë të Europa Ligë kundër Mol Vidi. UEFA pritet që të bëj një hetim për këtë rast. Më vonë në video-që është bërë në pikën ku ndahen tifozët vendas dhe mysafirë në stadium-një tifozë i Arsenalit shihet duke e pështyrë një tifozë të Tottenhamit. Për të shtuar rastet kontroverse, një tifozë është urdhëruar që të largohet nga stadiumi pasi që është akuzuar se ka brohoritur “hebrenjtë në dhoma gazi”.
Kjo kishte ndodhur pasi që Tottenham shënuan golin e dytë përmes Dele Alli në pjesën e dytë, ku tifozi mashkull kishte filluar korin e tij. Ai është përleshur me një tifoz hebre të Arsenalit, i cili kishte kërkuar që ai të ndalej derisa ishin nxehur gjakrat dhe ata ishin përleshur derisa ka intervenuar policia. Dëshmitarët thonë se tifozi hebre ishte përkrahur edhe nga disa tifozë të Arsenalit derisa një polic e ka larguar atë nga fusha dhe ka raportuar incidentin. Kryerësi i këtij akti është larguar nga stadiumi pas incidentit, i cili ka ndodhur në anën lindore të pjesës së ulët të stadiumit Emirates.
Arsenali janë duke studiuar të gjitha xhirimet dhe janë duke identifikuar të gjithë këta tifozë, derisa kanë inkurajuar tifozët që kanë qenë dëshmitarë të rastit të japin prova për ta. Gjashtë milionë hebrenj janë vrarë nga nazistët gjatë Holokaustit derisa disa prej tyre janë eliminuar në dhoma të gazit në kampe të përqendrimit.
Tottenhami, historikisht ka pasur mbështetje të hebrenjve në Londrën Veriore dhe koret antisemitike dhe incidentet e tilla kanë ndodhur edhe më parë në disa ndeshje të tjera të rivalëve më të përbetuar në Londër, me një minoritet të tifozëve kundërshtarë që kanë bërë gjeste antisemitike dhe kanë kënduar kore për kampin të përqendrimit në Auschwitz. “Ne jemi në dijeni për këto incidente dhe jemi duke bërë hetime për këtë gjë”, ka thënë një zëdhënës i Arsenalit për Sportsmail. “Ne nuk tolerojmë sjellje antisociale, diskriminuese apo të dhunës në Arsenal. Ata që do ti identifikojmë do të marrin dënime afatgjate nga klubi dhe të dhënat e tyre do ti dërgohen policisë për ndjekje legale të tyre”.
“Ne vazhdimisht ua kujtojmë tifozëve tonë që nëse ata në ndonjë formë kanë dëgjuar kore diskriminuese në ndeshje, ata ta raportojnë tek stjuartët e ndeshjes apo të dërgojnë mesazh pa para me tekstin ‘Foul’, me një përshkrim për incidentin”. “Kjo sjellje e turpshme antisemitike nuk duhet të këtë vend në futboll. Ne i duartrokasim tifozit të Arsenalit i cili e ka kundërshtuar këtë brohoritje dhe ne shpresojmë që Arsenali do të hulumtojë dhe të merr veprim të fuqishëm kundër personit në fjalë”, ka thënë zëdhënësi i Jewish Community Security Trust, një organizate për të drejtat hebreje në Angli.
Kësaj i shtohet edhe probleme të tjera në derbin e Londrës Veriore, pasi që mesfushori i Tottenham Dele Ali u godit me një shishe plastike pasi shënoi golin, nga tifozët.
Arsenali ka lëshuar një deklaratë ku ka thënë se hedhësi i shishes do të sanksionohet pasi të identifikohet.
Rastet e tjera të racizmit dhe antisemitizmit
Incidenti i së mërkurës në mbrëmje është i fundit nga tifozët të cilët vazhdimisht muajin e fundit e kanë turpëruar futbollin anglez. Tifozët e Chelseat janë involvuar në më se shumti raste javëve të fundit, duke përfshirë një thirrje raciste kundër Raheem Sterling si dhe duke bërë thirrje antisemike në ndeshjen e Europa Ligës. Chelsea suspendoi katër tifozë pasi që ata ishin parë duke bërë fyerje raciste kundër sulmuesit të Manchester Cityt në ndeshjen e 8 dhjetorit në Premier Ligë. Sterlingu bisedoi me Policinë Metropolitane për këtë abuzim, për të cilin ai tha se ishte fyerje raciste. Në një deklaratë në Instagram, anglezi tha se ai “ju desh të qesh” me sulmin pasi që “ai nuk pret më mirë”.
Një nga tifozët e identifikuar ishte 60 vjeçari Colin Wing, i cili ka mohuar se e ka fyer në baza racore Sterlingun. Arrestime nuk ka ende por hetime janë duke u bërë nga policia, Federata Angleze dhe Chelsea. Të enjten e kaluar, në sektorin e tifozëve të Chelsea janë dëgjuar këngë dhe kore antisemike gjatë ndeshjes se tyre kundër klubit hungarez MOL Vidi. Po ashtu ka pasur një fotografi që ka qarkulluar në rrjetet sociale e cila tregonte një grup të tifozëve të Chelsea me një flamur në të cilin ishte dizajnuar “insignia”, simbol ky nazist. UEFA ka hapur një hetim për këto kore antisemike, për të cilat Chelsea është kritikuar ashpër në një deklaratë të tyre.
Një tifozë i Tottenhamit javën e kaluar u dënua me katër vite për të mos parë ndeshje nga gjykata lokale e Highbury dhe u dënua më 500 funte pasi që hodhi një lëvore bananeje para sulmuesit të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang, derisa ai festonte golin që e shënoi në fitoren 4-2 në Premier Ligë te Arsenalit kundër Tottenhamit.
Averof Panteli (57), u dënua dhe u ndalua për katër vite. Ai tha se ka marrë lëvoren dhe e ka hedhur para gabonezit si shenj hidhërimi, kur ai shënoi golin e parë në këtë fitore të Arsenalit.
Tifozët e Brighton dhe Crystal Palace po ashtu janë përfshirë në një përballje të tillë në fillim të këtij muaji.
Tifozët janë përleshur para stacionit të Brightonit para ndeshjes që njihet ndryshe si “M23 Derby”, me policinë që është dashur të intervenoi.
Skena të tmerrshme janë parë edhe sezonin e kaluar para stadiumit AMEX, ku 150 tifozë të Palace nuk ishin hyrë në fushë edhe pse kishin pasur bileta.
Gazeta lokale e Brighton “The Argus” raportonte se dy palët e tifozëve janë përleshur me oficerët para se të hynë në stadium. Po ashtu thuhet se një pjesë e tifozëve mysafirë kishin kënduar këngë me kore homofobike që i drejtoheshin tifozëve vendas. Disa tifozë të Palace thuhet se kanë shpëtuar duke ikur nga policia derisa kishin sulmuar një tifozë të Albionëve jashtë një pubi para se të kapeshin më vonë.