Shkup, 13 janar – Rubin Hebaj do t’i bashkohet Shkëndijës së Tetovës dhe sikurse raportojnë mediat nga Shqipëria, mes palëve ka akord total mbi kushtet e marrëveshjes. Sulmuesi ishte pjesë e Teutës që janarin e shkuar, por në Durrës nuk pati shumë hapësira dhe kërkoi të largohej me synimin që të tregojë vlerat e tij në fushën e blertë.
Pas eksperiencës me Vorlska Poltava në Ukrainë, tani Hebaj do të nisë një aventurë të re larg Superiores. Shkodrani ishte kërkesë e vetë trajnerit Ernest Gjoka, i cili do ta ketë nën urdhra Hebaj direkt. Ndërkohë, nga klubi tetovar ende nuk ka asnjë konfirmim në lidhje më këtë lëvizje të mundshme.
Cekim, zyrtarisht deri më tani, duke mos përfshi këtu vazhdimin e bashkëpunimit me portierin Zahov, lëvizja e vetme që është bërë në radhët e liderit aktual është largimi i Valon Ahmedit, i cili u largua nga Tetova për tu bërë pjesë e skuadrës bjelloruse Shakhtyor Soligorsk. (koha.mk)