Shkup, 19 janar – KF Shkëndija ka arritur marrëveshje me, Rubin Hebaj”, njofton gazeta Koha. Lajmin e kanë zyrtarizuar edhe drejtuesit e klubit në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Aktualisht Hebaj gjendet në Tetovë dhe sapo ka kryer ekzaminimet mjekësore, ndërsa më pas do të prezantohet edhe para tifozëve të klubit.
Hebaj gjatë karrierës së tij ka luajtur për Teutën, Partizanin, Vllazninë, Vorsklën dhe Domzhalen. (koha.mk)