Hazbi Lika në ASH? Osmani: BDI është më e fortë se kurrë!

554

Shkup, 2 qershor – Së fundmi në opinion kanë qarkulluar lajme për largimin e njërit nga figurat lokale të BDI-së në Tetovë në ASH-në e Ziadin Selës. Nga BDI e Ali Ahmetit kanë thënë se nuk kanë informacion për një kalim të Hazbi Likës, por kanë theksuar se partia e tyre është më e fortë se kurrë. Ndërkohë, kreu i ASH-së, Ziadin Sela, nuk ka konfirmuar, por as mohuar këtë informacion, shkruan gazeta KOHA.

Zyrtari i BDI-së, Bujar Osmani i pyetur për largimin e Likës nga BDI, ka deklaruar se nuk ka informacion konkret. “Nuk kam informacion të tillë. Ajo që kam dëgjuar dhe parë në media janë disa fotografi ku nuk e kam parë zotin Lika. Kështu që duhet të merrni qëndrim prej tij. Por, BDI është më e fortë se kurrë, është më e konsoliduar se kurrë, më në harmoni se kurrë”, ka deklaruar Osmani. Në anën tjetër, kreu i ASH-së, Ziadin Sela, ka deklaruar se është e vërtet se ka prurje të reja në partin e tij, por nuk ka konfirmuar kalimin e mundshëm të Likës në taborin e tij.

“E vërtetë është se jo tani, por edhe para se të shpalleshin zgjedhjet me 12 prill, çdo ditë i shtohen radhët ASH-së. Ndryshe ku e shpjegoni rritjen e vazhdueshme që ka ASH-ja. E vërtet është se ka pasur lëvizje, por unë nuk do ta kisha zgjedhur fjalën prej integristëve, BDI-së ose prej kësaj , për sa kohë që unë nuk i llogarisë pronë shqiptarët pronë as të ASH-së, e as të BDI-së. Në momentin që nuk mbahen premtimet natyrisht se dikujt tjetër duhet ti jepet legjitimiteti”, ka deklaruar Sela. (koha.mk)

Comments are closed.