Eden Hazard mendon se Mançester Siti dhe Mançester Junajted kanë fituar më shumë këtë sezon, por ai shtoi se Çellsi nuk ka hequr dorë nga fitorja e Premier Liga. Barazimi 3-3 i Çellsi kundër Romës në Ligën e Kampionëve e bëri atë tri ndeshje pa fitore, por Hazard mendon se triumfi, pasi kishin një epërsi 2-0. “Blues” kishin humbur me Mançester Siti dhe Kristall Palas përpara ndeshjes së të mërkurës mbrëma, por Hazard mendon se skuadra e tij nuk dorëzohet kollaj.
“Nuk pajtohem me atë se titulli është zhdukur. Unë mendoj që ndryshimi është se Mançester Siti dhe Mançester Junajted janë më të fortë se vitin e kaluar, por edhe ne jemi të gatshëm. E dimë se Premier Liga është e gjatë, kështu që do të duhet kohë për t’u kthyer. Ndaj Romës duhet ta kishim fituar ndeshjen, sepse kemi pasur avantazhin 2-0 për gjysmë ore, por të paktën kemi barazimin, që nuk është një rezultat i keq. Do të bëjmë më mirë kundër Romës në Itali, herën tjetër. Është vetëm një barazim, nuk jemi aq të lumtur, por jemi gjithashtu të gëzuar që nuk kemi pranuar humbjen e tretë rresht. Unë mendoj se kemi shumë lojtarë, të gjithë mund të luajnë. Ndonjëherë është e rëndësishme të pushoni dhe të jeni në stol, ndërkohë që për mua, si person, thjesht dua të luaj. Kam humbur tre muaj të futbollit dhe dua të jem në fushë, por trajneri i merr vendimet e tij, kështu që ne jemi të kënaqur me këtë. Ne duhet t’i përshtatemi situatës, të japim gjithçka, por mendoj se jemi në të njëjtin nivel me sezonin e kaluar. Sezonin e kaluar kishim një javë të tërë për të qenë gati, kështu që është pak më ndryshe, por shpresojmë që të përshtatemi shpejt”, deklaroi Hazard.