Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e Realit të Madridit dukej sikur do të hapte një kapitull mes Iscos dhe klubit. Mesfushori spanjoll me Lopeteguin dhe Solarin nuk pati mundësi të aktivizohej shpesh me skuadrën, duke qëndruar shumicën e kohës në stol, por me afrimin e Zidane arriti të rifitonte minutat që dëshironte.
Por, duket se e ardhmja e Iscos do të jetë larg madrilenëve dhe shkak për këtë është transferimi i Eden Hazard dhe me shumë gjasa edhe i Paul Pogbasë. Nisur nga kjo situatë, Manchester City kërkon të përfitojë nga kjo situatë, madje ka gati edhe një ofertë 80 milionë euro për klubin “merengues”.
Është vetë trajneri i Citizens, Pep Gurdiola, cili kërkon ta transferojë Iscon si pasues i David Silvas, i cili ka deklaruar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me kampionët në fuqi të Premier League-s. Mbetet për t’u parë nëse vetë Isco do të pranojë të largohet nga madrilenët. Dëshira e tij është të qëndrojë, por nga fakti që nuk mund të ketë minutat që ai dëshiron, mund të pranojë kalimin te Manchester City.