Eden Hazard te Real Madrid është një rrugë që se ndal dot askush. Vullneti i belgut është përcaktues dhe janë dy klubet, Reali che Chelsea që duhet të mbyllin marrëveshjen për shifrat që do të bien dakord mes tyre.
Mesfushori me tipare sulmuese nuk e fsheh asnjëherë dashurinë që ka për klubin madrilen, ndërsa në intervistën e fundit nuk e ka fshehur respektin që ka për trajnerin Zinedine Zidane.
“Nuk jam një lojtar i Real Madridit, por si një tifoz i Zidane, isha i lumtur kur ai u rikthye te sepse futbolli ka nevojë për Zidane. Për Realin dhe tifozët e vet rikthimi i tij është i mirë, për ekipet e tjera jo”, tha Hazard në një deklaratë për “RMC Sport”.
Edhe një herë 28-vjeçari nuk e fsheh dashurinë që ka për Realin dhe për Zidane, duke konfirmuar se e ardhmja e tij do jetë shumë shpejt me fanellën e bardhë, teksa Chelsea ka kërkuar 116 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin për t’u larguar.