Mesfushori i Real Madridit, Eden Hazard vazhdon të përballet me telashe dhe nuk e ka ndërmend t’i kalojë ato. Ai u lëndua javën e kaluar në sfidën ndaj Alaves derisa sot Real Madridi e ka konfirmuar se belgu vuan nga një tjetër lëndim, tani ka probleme me kofshë.
29-vjeçari luajti vetëm 30 minuta në humbjen nga Alaves të shtunën. Ai do të jetë jashtë tri deri në katër javë, çka do të thotë se viti 2020 ka përfunduar për belgun.