Situata e Eden Hazardit nuk është aspak pozitive në Madrid. Sulmuesi belg u dëmtua sërish në ndeshjen e fundit ndaj Levantes dhe pritet të mungojë gjatë. Ai pësoi dëmtimin e tij të 3 brenda këtij sezoni futbollistik.
29-vjeçari u dëmtua në vendin ku ishte i dëmtuar më herët. Ylli i ekipit është në mëdyshje për mënyrën e rikuperimit.
Gazetari Jose Sanchez ka deklaruar se në Madrid do të mbahet një takim ku do të vendoset e ardhmja e lojtarit. Stafi mjekësor së bashku me Hazard do të marrin vendimin, në bazë të gjendjes së lojtarit.