Chelsea duhet të përfundojë në top katërshen e Premierligës, në mënyrë që Eden Hazardi të mbetet në “Stamford Bridge”. Hazardi do të largohet nga Chelsea në verën e ardhshme nëse klubi nga Londra dështon që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express. Belgu do të mbetet pa kontratë në vitin 2020, dhe për të ka interesim të madh nga Real Madridi. Nëse Chelsea përfundon jashtë pozitave të katërta, atëherë mund ta shohim Hazardin në Bernabeu nga stinori i ardhshëm.