115 milionë euro Çelsit dhe 16.5 milionë euro në sezon për pesë vite, këto janë shifrat e transferimit të Hazard te Reali i Madridit.
Sipas spanjolles “Ok Diario” dhe britanikes “The Sun”, këto do të jenë shifrat e marrëveshjes mes palëve. Flitet se një takim i Hazardit me Zidanin do të ishte vendimtar dhe më vonë do i takonte Perezit të mbyllte marrëveshjen mes palëve me shifrat e sipërpërmendura.
Këto media raportojnë se shumat e mësipërme kënaqin dhe “Blutë e Londrës”, por edhe vet lojtarin.
Kontrata e blegut përfundon në fund të sezonit të ardhshëm dhe Çelsi kursesi nuk do ta linte lojtarin të largohej me parametra zero nga Londra .