Dënimi i Drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nga Gjykata Speciale me 4 vjet e gjysmë burg, konsiderohet dënim i padrejtë nga Baton Haxhiu.
Analisti thotë se e priste këtë nisur nga fakti se i pranishëm në trupin gjykues ishte Çarls Smith.
“Hetuesit janë familje me prejardhje kroate ose serbe. Charls Smith ka qenë një prej gjyqtarëve që ka kërkuar dënimin e Fatmir Limajt. Kam pas bindjen se nuk do të shpëtojnë pa u dënuar”, tha Haxhiu.
Nga ana tjetër, Baton Haxhiu shtoi se “Gjykata e Apelit do të bëjë ndryshim, nuk do ta lejë me 4 vjet e 6 muaj burg”.
Gucati dhe Haradinaj, të dënuar për publikimin e dokumenteve sekrete të Gjykatës Special, së pari sipas Haxhiut duhet hetuar brenda vetë gjykatës.
“Dokumentet i kanë lëshuar vetë Gjykata Speciale. Së pari duhet të dënojnë personat brenda tyre ose i kanë nxjerr me qëllim”, tha ai.
Sipas Haxhiut, publikimi i dokumenteve sekrete mund të ketë qenë dhe një manovër për të aktivizuar gjykatën pasi procesi ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së kishte ngecur. (euronews)