Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se aktgjykimi lirues për të akuzuarit e aferës “Pronto” dëshmon vulën e një shteti të kapur. Për këtë arsye ka bërë thirrje urgjente për krijimin e Qeverisë së re, siç thotë ajo për ç’kapjen e shtetit.
Deputetja e zgjedhur përmes një postimi në “Facebook” tha se Gjykata me këtë aktgjykim i ka mbytur shpresat e të rinjve dhe qytetarëve.
Mëngjesin e sotëm, të gjithë të akuzuarit në rastin e quajtur “Pronto” janë liruar nga akuzat në mungesë provash.
Të akuzuar për këtë rast kanë qenë një numër i madh i zyrtarëve të PDK-së.