Chbib thotë se ideja për “Muslim 3D” i erdhi dhjetë vjet më parë. Për herë të parë u lansua në janar të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë është shkarkuar nga më shumë se një milion përdorues në të gjithë botën. Drejtori menaxhues thotë se ata kanë parë interes të shtuar për programin qëkur Arabia Saudite njoftoi se do të kufizojë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë
Pelegrinët myslimanë kanë filluar të mbërrijnë në Mekë për të kryer haxhin. Kësaj here numri i pelegrinëve ka rënë në mënyrë drastike, shkaku i kufizimeve të vëna. Haxhi fillon të mërkurën më 29 korrik. Në kushte normale tërheq rreth 2.5 milionë njerëz për pesë ditë intensive në një nga tubimet më të mëdha në botë të njerëzve nga e gjithë bota.
Sivjet Ministria e Haxhit e Arabisë Saudite ka thënë se deri në 10.000 njerëz, por që tashmë banojnë në Mbretëri do të lejohen të kryejnë haxhin. Viteve të kaluara në haxh kanë shkuar pelegrinë më shumë se 160 veta. Por, a munden përvojat digjitale të ofrojnë një alternativë? Një studio me qendër në Bonn të Gjermanisë, Bigitec ka krijuar një program kompjuterik interaktiv që lejon përdoruesit të shkojnë në një “Haxh virtual”.
“Myslimanët 3D” mund të duket si një video lojë, por ka për qëllim një turne virtual përmes stilit të jetës, historisë dhe ritualeve islamike. “Ideja në thelb erdhi rreth dhjetë vjet më parë, sepse puna ime është zhvillimi i lojërave dhe jam një lojtar i pasionuar i tyre. Në një moment, pyesja veten pse nuk ka ndonjë gjë ku mund të eksploroja kulturën dhe historinë time”, ka thënë drejtori menaxhues i kompanisë, “Bilal Chbib”. Kryerja e haxhit është thelbësore për myslimanët dhe një nga pesë shtyllat e fesë. Të gjithë myslimanët me zotësi janë të detyruar të kryejnë haxhin një herë në jetën e tyre, që është udhëtim relativisht i kushtueshëm.
Chbib thotë se ideja për “Muslim 3D” i erdhi dhjetë vjet më parë. Për herë të parë u lansua në janar të vitit të kaluar. Që nga ajo kohë është shkarkuar nga më shumë se një milion përdorues në të gjithë botën. Drejtori menaxhues thotë se ata kanë parë interes të shtuar për programin qëkur Arabia Saudite njoftoi se do të kufizojë haxhin këtë vit për shkak të pandemisë. “Unë nuk mendoj se do të jetë një zëvendësim për të shkuar në haxh, sepse është pjesë e vetë ritualit të jesh fizikisht atje, të veshësh rroba, të vizitosh vendet që kanë domethënie fetare për ne”, ka shtuat ai.