Haxhi Krasniqi vazhdon ushtrimet intensive, shkruan Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA. Boksieri kosovar po bëhet gati për sfidat që e presin gjatë viti 2019. Ai nuk e di ende emrin e kundërshtarit, por për çdo rast është duke ushtruar për meçin e parë të vitit.
“Së shpejti, përsëri në ring”, ka shkruar boksieri junikas në një fotografi të postuar në Instagram, ku shihet në ring.
Krasniqi u konfirmua si kampion i Evropës në boksin profesionist gjatë vitit 2018, por nuk ka hequr dorë ende nga dëshira për t’u shpallur kampion i botës. Ai dëshiron të bëhet shqiptari i parë kampion bote, pasi këtij titulli iu kishte afruar shumë kushëriri i tij, ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi.