Ky haxhi baba mbase kishte shumë të drejtë kur më sugjeroi të shkruaj me dashuri, me usta-llëk, me qejf dhe me inat, edhe për institucionin e shenjtë, siç është iftari. Sikur me të drejtë donte të thotë se muajin e bekuar të agjërimit e shndërruam në tallava, sikur atë e bëmë paçavure me lloj-lloj tryezash të iftarit për njerëz me kollare që hiç nuk kanë haber për filozofinë e mesazheve që përcillen nëpërmjet tyre
Nga Fadil LUSHI
Ky “Haxhi Baba” i mëhallës sonë, që është më i moshuar se unë, qysh prej vaktit kur është”pajisur” me titullin haxhi nuk gënjen më! Në krahasim me mua është paksa më i ngatërruar në fiqir…, por ama që është më qerrata se unë, është pa diskutim. Një ditë “karasabah”ishte shndërruar i tëri hundë e buzë dhe lëre që e kishte “karashtis” toptan mendjen, por edheme shumë të drejtë i kishte “kërcyer kandari”nga një shkrim imi paraprak që, sipas tij, kishte dalë joserioz në një gazetë shqip që botohet në shtetin e Republikës së Maqedonisë Veriore apo të Veriut (do ta kryqëzosh si Veriore a si eVeriut mbetet njësoj tekefundit, është një llagap dhe kurrgjë tjetër)…që me demek,sipas tij, vështrimi përfundimisht nuk paskësh çuar peshë!Ky haxhi baba para se të më bënte”selame”, pa një pa dy, pos të tjerash, më tha:”Hej ti, miku, bëj kujdes në do të llafosesh sot, ki parasysh se mua më ka ikur avdesi, andaj peshoje xhevapin!”Eh, seç më zuri belaja! Aman miku, po ku më gjeti haxhi baba të bëjë”talljen” me mua, po si nuk gjeti një tjetër…, po pse më mori për “ters dhe për inat”.Ky në asnjë mënyrë nuk e ka ndërmend “të dërdëllisë” dhe për këtë parashtroi pyetjen e dytë: “Ti, o do të bësh opinione serioze, o do t’i sikteris edhe ato që do të duken në vijim!”Edhe unë, ashtu hundë e buzë, ia ktheva:Do më lejosh që edhe kësaj radhe kësaj “shkarravine”t’ia “ndërti a t’ia ngul” me atë të folmen tënde, me atë fjalorin e gjuhës së sotme shqipe dhe pak me atë tonën krahinore. Tekefundit, do ta bëj shkrimin me “porosi”, nuk do ta ndërtoj kullën e marrëzisë së shqiptarëve, nuk do ta bëj shkrimin për zhurmën e madhe shqiptare, nuk do ta bëj shkrimin as për ato “armët e burrërisë” tënde, “armë” që i ke të varura në këmbët e tua, nuk do bëj shkrimin as për agallëkun tënd, thjesht do ta bëj ashtu si do ti, i thashë haxhi babës, i gjithi hundë e buzë!
Sikur më bëri…, prej “budallai” dhe më tha: “Do të shkruash për darkën që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e ramazanit, do të shkruash për filozofinë e iftarit si dhe për mesazhet që përcjell ky institucion sa human, po aq emancipues, do të shkruash edhe për topin e kandarit!” Ky haxhi baba kujton se unë mund t’i bëj të tërat. Po si do t’i bëj veças këto! “Mos ki dert. Fillimisht të gjithakëto mesele futi në një thes dhe mandej lakoji një nga një ashtu me dashuri, me ustallëk, me qejf dhe me inat!” Dhe kur e pyeta se nga na doli thesi dhe kush është topi i kandarit, ma ktheu: “Të gjithë ne jemi një trastë e madhe. Mos harro se neve na thonë se vjedhim me thes, ne dreqin e fusim në thes kur duhet e kur nuk duhet, ne shqiptarët për inat të fqinjitmund të hamë një thes me kripë, ne mund të mbushim një thes me broçkulla, ndonëse nuk kemi aq shumë marrëzira, ne mund të mbushim një thes me premtime të bujshme po edhe boshe, ne mund të mbushim një trastë me gënjeshtra edhe përtej të vërtetave tona, ne mund të mbushim një thes me pleshta, ne gabojmë me thes, ne fitojmë me thes, ne bëjmë çallëme me thes, ne kemi çrregullime mendore me thes, ne kemi një thes me llafe, po të duan fqinjët tanë, po edheEuropa dhe Amerika, ne edhe minaren mund ta fusim në thes, ne mundta bëjmë edhe thesin e zbrazët që të qëndrojë më këmbë! Fatkeqësisht, ne shqiptarët mund të thyejmë kokën tonë, por që harrojmë se thesin e kemi të grisur…, e të tjerë thasë!”Këtë shprehjen “topi i kandarit”, me të cilën identifikohej haxhi baba, lëre që ma la peng, por edhe nuk më dha shpjegime shtesë.
Ky haxhi baba mbase kishte shumë të drejtë kur më sugjeroi të shkruaj me dashuri, me usta-llëk, me qejf dhe me inat, edhe për institucionin e shenjtë, siç është iftari. Sikur me të drejtë donte të thotë se muajin e bekuar të agjërimit e shndërruam në tallava, sikur atë e bëmë paçavure me lloj-lloj tryezash të iftarit për njerëz me kollare që hiç nuk kanë haber për filozofinë e mesazheve që përcillen nëpërmjet tyre. Sikur e denigruam deri në fund iftarin dedikuar politikanit, biznesmenit, folk-patriotit dhe së fundi edhe për njerëzit me xhepa të thellë, për njerëzit që kanë më shumë sesa (nuk) u mjafton.Sikur qëllimisht po edhe fatkeqësisht asnjë të tillë nuk e shtruam për skamnorët a edhe për familjarët e dëshmorëve, për jetimët e luftës, për studentët nga Lugina, për pastruesit e kasabasë sonë, për ata njerëz që dikur moti kërkonin lirinë e vonuar të vatanit…, për zjarrfikësit, për… Sikur për inat harruam të shtrojmë një sofër iftari edhe për mësuesin, sikur na mbyti provincializmi…, sikur na erdhi turp të ulemi bashkë në një sofër me njerëzit që nuk na njohin e që i konsiderojmë për jabanxhi, ani se janë punëtorë krahu të ardhur nga shteti amë!Sofra prej iftaresh kolektive, shtroi edhe kumarxhiu, edhe fajdexhiu, edhe kleptomani edhe ai që mohon identitetin e tij fetar, hajt të mos themi edhe kombëtar, ndonëse asnjërit prej tyre nuk i pranohet nijeti! Ato sofra iftaresh u shtruan gjithandej! Gjithandej ku kishte hapësira boshe! Gjithandej…,buzë trotuareve, brendadhe jashtë restoranteve të mëdha dhe të kategorisë së parë, rreth vendesh…, gjithandej nëpër kodrina të gjelbëruara, gjithandej rreth liqenesh e lumenjsh e tjerë, gjithandej! Si nuk i shkoi ndërmend asnjërit që këto sofra iftaresh t’i shtrojë larg syrit të skamnorit, larg shikimit të jetimit, larg atyre që edhe nuk mundën ta përfytyrojnë begatinë e sofrës në fjalë…, si nuk u shkoj ndërmend njerëzve që i dalin zot institucionit të Ramazanit dhe në veçanti të iftarit, që të thonë”O ju besimtarë, bëni kujdes me sofrat e mëdha!.., bëni kujdes me fukarenjtë…, edhe ata janë me shpirtra të ndjeshëm…, ani se asnjëherë nuk u ulën pranë një sofre iftari tuajës! Miku im i dashur,pa më thuaja hiç nuk na shkoi mendja që një pjesë të mjeteve kushtuar këtyre sofrave të begata t’i destinojmë për studentët dhe nxënësit skamnorë dhe pa prindër. A hiç nuk e arsyeton idenë karshi solidaritetit…, a hiçnuk të ra ndërmend se institucioni i tillë, siç është ramazani dhe iftari, nuk mund të ushqehet kësisoj!Jazëk na qoftë! Më ndjeni, unë nuk bëra moralistin prej aristokrati, prej myslimani e as moralistin e mërzitshëm! Thjesht diktova mesazhin që neve na duhet! Ky haxhi baba i mëhallës sonë, që është më i moshuar se unë dhe që është shndërruar i tëri në hundëe buzë, gjatë gjithë ndërtimit të këtij shkrimi më “tregoi” se në ç’vend ndahet muhabeti dhe deri ku mund të shkoj kufiri i një marrëzie! Kjo ishte filozofia e “topit të kandarit”të njeriut që ka mendje të “karashtisur!” Ndoshta ngandonjëherë ia vlen të jesh i marrë! Kushedi! (koha.mk)