Novo Mesto/Slovenia, 28 shtator – Gjinekolgja nga Gostivari Hatije Ismaili nesër edhe zyrtarisht dekorohet nga presidenti i Republikës së Slovenisë, Borut Pahor, me çmimin “Mjeku më i mirë në gjithë Sloveninë”. Pas zgjedhjes si gjinekologja më e mirë, ajo falë numrit të lartë të pikëve u shpall fituese edhe e çmimit “Mjeku më i mirë i Slovenisë”. Ky çmim përfaqëson një akt krenarie jo vetëm për Gostivarin, vendlindjen e saj, por për mbarë shqiptarinë.
Përndryshe, gjinekologe Hatije Ismaili, u lind në Gostivar ku edhe kreu shkollën fillore, në Sh.F. Ismail Qemali (Mosha Pijade – asokohe) dhe dy vitet e para të shkollës së mesme. Më pas, u transferua në shkollën e mesme të medicinës në Mitrovicë ku kreu vitin e tretë, ndërsa të katërtin e kreu në Prishtinë, në shkollën e mesme medicinale atje. Më pas ka vijuar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Rijekë të Kroacisë. Specializimin në fushën e gjinekologjisë e ka kryer në Ljubljanë të Sllovenisë. Aktualisht punon dhe vepron në Novo Mesto të Sllovenisë.
Authentic Press uron gjinekologen Hatije Ismaili për çmimin e fituar dhe i uron suksese të shumta në veprimtarinë e saj!