Hasi, në garë për trajner i vitit në Arabinë Saudite

Shkup, 15 maj – Lajme të mira vijnë nga Arabia Saudite. Trajneri shqiptar Besnik Hasi dhe katër trajnerë tjerë, janë përfshi në garën për trajner i vitit, bën të ditur gazeta KOHA.

Fituesi do të mësohet në mbrëmjen-gala, që do të mbahet të shtunën, më 18 maj.

Kujtojmë, pas largimit nga skuadra greke Olimpiakos, Hasi vitin e kaluar nisi një aventurë të re në stolin e Saudi Al-Raed FC. Derisa, gjatë karrierës së tij si trajneri, Hasi ka qenë trajner i skuadrave si Anderleht dhe Legia Varshavë.