Besnik Hasi është afër rikthimit në elitën e futbollit të Belgjikës (Jupiler League). Trajneri i njohur kosovar, Besnik Hasi shumë shpejtë mund të gjej një punë të re. Ai është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Racing Genk, shkruan hbvl.be. Këta të fundit po mendojnë që ta shkarkojnë trajnerin Peter Maes, pas rezultateve të dobëta në ligën belge, derisa tashmë e kanë emrin e trajnerit të ri. Bëhet fjalë pikërisht për Besnik Hasin, që aktualisht është i lirë, pas largimit shkarkimit nga ekipi polak, Legia Warsaw, përcjell Express. Hasi e njeh mirë elitën e futbollin belg pas për disa vjet ka qenë pjesë e skuadrave nga ky vend, derisa për një kohë ka drejtuar edhe skuadrën e Anderlechtit.