Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion nga shteti Iowas, i kryesuar nga gjenerali Timothy Orr.
Thaçi ka thënë se Kosova dhe Iowa, me bashkëpunim të ngushtë tashmë janë bërë si një familje, njofton Klan Kosova.
“Jemi krenarë me bashkëpunimin e mirë. I tërë rrugëtimi ynë, progresi i arritur, është bërë në koordinim të afërt me SHBA-në”.
Gjenerali Orr, i cili tani po del në pension, u shpreh i lumtur me ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me bashkëpunimin e mirë ndërshtetëror.
“Kosovën e kam pasur si shtëpi të dytë”.
Në përbërje të delegacionit të Iowas ishin edhe disa profesorë të Universitetit të Iowas, të cilët treguan për sukseset e studentëve kosovarë atje.