Shkup, 19 tetor – Ferhan Hasani pas plotë dy muajve është rikthyer të luaj për ekipin e tij Helsinki, ndërsa menjëherë ka arritur të shënon gol në kampionatin elitar të Finlandës, që ekipi mori fitoren 3:0 përballë skuadrës së HIFK.
https://www.facebook.com/watch/?v=1650177618497094
Futbollisti i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut takimin e nisi nga fillimi, ndërsa në minutën e 79 të përballjes arriti që të regjistrohet në listën e golashënuesve përmes penalltisë, duke çuar epërsinë në 2:0 për Helsinkin, pasi paraprakisht më herët kishte shënuar Vayrynen, ndërsa në të 85 ekipi i futbollistit shqiptarë shënoi edhe njëherë përmes Riski, duke finalizuar rezultatin në 3:0. Për Ferhan Hasanin ky ishte goli i pestë në ndeshje zyrtare më Helsinkin. (koha.mk)