Shkup, 15 shkurt – Ferhan Hasanit nuk i është dashur shumë kohë që të shënojë golin e parë në fanellën e Helsinkit. Në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi kundër IFK Mariehamn, ish-futbollisti i Shkëndijës ka gjetur golin në minutën e 90-të duke shënuar për 3-1, njofton gazeta Koha.
Vlen të përmendet edhe ajo se Hasani në lojë u inkuadrua në pjesën e dytë, derisa për të kjo ishte paraqitja e dytë pas asaj në Kupën e Finlandës.