Hasani: Në Erevan për të fituar

17

Shkup, 16 tetor Përfaqësuesja e Maqedonisë sot (e martë) do ta zhvillon ndeshjen e katërt në kuadër të Ligës së Kombeve përballë Armenisë. Pas tre fitoreve në grup dhe thuajse të siguruar vendin e parë, dëshira e përfaqësueses së Maqedonisë është që edhe ndaj Armenisë të shënon fitore”, bën të ditur gazeta KOHA.

Seleksionuesi Igor Angelovski, thekson se janë duke menduar dhe përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të mirë që të vazhdohet me serinë e fitoreve. “Armenia është një kombëtare kualitative, ne nuk duhet të mashtrohemi nga humbja e tyre ndaj Gjibraltarit. Ai takim neve vetëm nga ka sjellë një përparësi në tabelë, por gjithsesi ndeshja e së martës do të ketë një rëndësi të madhe. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë me rezultatet pozitive dhe në këtë përballje të futemi me seriozitet të lartë. Dua që të përsërisim ndeshjen si ndaj Lihtenshtajnit dhe mendon se do të kemi sukses. Më gëzon fakti se të gjithë futbollistë janë shëndosh dhe janë të gatshëm për lojë, dhe nesër pra të martën dua që në fushë të hedh formacionin më të mirë. Për formacioni do të vendosë pak para fillim të përballjes”,deklaroi trajneri i Maqedonisë, Igor Angelovski.

Nga ana tjetër kapiteni i Maqedonisë, Goran Pandev i cili është vetëm tre ndeshje afër për të barazuar me Goce Sedloskin për ndeshjet e zhvilluara me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë. Pandev tani më ka më shumë se 10 vite që është pjesë e reprezentacionit dhe beson se kjo Maqedoni është më e fortë në histori.

“Jam krenar për arritjen time, por më shumë gëzohem se kemi arritur të ndërtojmë një përfaqësuese të fortë, ku lirisht mund të them se më të fortën në histori, e udhëheq nga seleksionuesi më i mirë. Kemi arritur që të marrim tri fitore po në aq ndeshje. Kemi ardhur ne Erevan për të fituar dhe për të vazhduar me serinë e fitoreve. Armenët kanë një formacion kualitative, në Shkup arritëm që të marrim fitore të merituar, ndërsa neve do të mundohemi që ta përsërisim atë ndeshje dhe të marrim fitoren e radhës”, theksoi Goran Pandev.

Pas një pauze të shkurtër për shkak të transferimit të tij në kampionatin arab, Ferhan Hasani përsëri iu është bashkuar reprezentacionit të Maqedonisë dhe pret që në ndeshjen ndaj Armenisë të arrihet fitorja e radhës.

“Atmosfera në reprezentacion është shumë e mirë. Neve tani duam që të sigurojmë vendin e parë, dhe këtu në Erevan nuk kemi ardhur vetëm për një pikë, por mendojmë vetëm për tre pikët. Jam i lumtur që përsëri jam pjese e ekipit. Pres që të zhvillojmë një ndeshje kualitative ndaj Armenisë dhe të vazhdojmë me serinë e fitoreve dhe pse Armenia është një përfaqësuese me kualitet të lartë”, theksoi Ferhan Hasani.

Takimi mes Maqedonisë dhe Armenisë do të zhvillohet të martën në Erevan të Armenisë, me fillim prej ora 18:00.

Comments are closed.