Hasan Cemil nga qyteti irakian, Duhok i ka vënë të birit të sapo lindur emrin e presidentit të Amerikës, Donald Trump. Ai ka thënë se është admirues i madh i presidentit Trump, çka ka treguar se e ka dashur edhe fitoren e tij. Kështu, atij i lindi një djalë, të cilit thotë se bashkë me gruan vendosën që ta pagëzojnë me emrin Trump, gjë e cila ka qenë e pranueshme edhe për familjen dhe rrethin. E tash përveç Trumpit, Cemil ka edhe dy fëmijë të tjerë, Resita dhe Melek.