Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, pritet që karrierën ta vazhdojë në Portugali. portali “ekipa.mk” raporton se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfica. Sipas tyre, marrëveshja në parim është arritur me të gjitha palët dhe transferimi i Hasanit do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Mësohet se Benfica do t’i paguajë Shkëndijës 500 mijë euro dëmshpërblim për Hasanin, i cili do të firmosë kontratë katërvjeçare. Hasani 26-vjeçar, ka kontratë me skuadrën nga Tetova deri në fund të këtij edicioni kurse vitin e shkuar i është bashkuar nga Brondbyt.