Shkup, 15 mars – Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale (SHFK) “25 Maji” nga Hasanbegu i Shkupit, me moton “Mëshirojini ata që janë në tokë, ashtu që t’u mëshirojë Ai që është mbi qiell”, filluan akcionin humanitar për tu dalë në ndihmë nxënësve jetim dhe atyre me kushte të rënda sociale, njofton gazeta KOHA.
“Me vëninen e arkës në kooridorin e shkollës, nxënesit do të dhurojnë për nxënësit, shoku për shokun dhe shoqja për shoqen, të bëjnë të ndihen mirë edhe ata që janë në nevojë, të shpërndajnë solidaritet por edhe dashuri. Platforma përmban si rregull të ndihmohen nxënësit jetima, në nevoja, me kushte të rënda sociale, ku çdo javë do të hapet arka dhe do të përzgjedhen nga lista 3 deri në 5 nxënës të ndihmohen me shumën simbolike”, thonë nga nisma humanitare e nxënësve të Sh.F.K “25 Maj’, për gazetën KOHA.
Ky aksion i nxënësve ka bekimin edhe të prindërve të tyre dhe arsimtarëve. Madje është formuar edhe një komision i posaçëm i arsimtarëve të cilët e kontrollojnë punën e nxënësve në këtë aksion humanitar. Ndërkohë, për katër ditë sa ka zgjatur ky aksion janë mbledhur 10.600 denarë, të cilat u janë ndarë 3 nxënësve me nevojë nga 3500 denarë. (koha.mk)