Zëdhënësi i ri i grupit Shteti Islamik (SHI), Abi el Hasan el Mahaxher sot u kanos me sulme mbi ambasadat turke në mbarë botën dhe apeloi deri te ithtarët e qytetit irakian Tal Afar në afërsi të Mosulit, të mos arratisen para ofensivës së forcave irakiane. “T’ua shkatërroni automjetet, sulmoni… në venstrehimet e tyre që mund të ndjejnë një pjesë të vogël të vuajtjes tuaj dhe mos u arratisni”, theksoi Mahaxher në audio-mesazhin në internet. Ai shtoi se në shënjestër të ithtarëve të SHI-së do të jetë edhe “Qeveria sekulare, e pafuqishme në çdo sferë edhe ushtarake edhe ekonomike edhe mediave, madje edhe çdo ambasadë dhe konsullatë”. Me emetimin e videos SHI për herë të parë e prezanton zëdhënësin e parë.