Pasi e kritikuan për veshjet e saj, ku binin në sy fundet dhe fustanet tepër të shkurtër, aspak të duhur, Brigitte Macron, tashmë është bërë pjesë e akuzave.
Në mediat franceze janë publikuar disa të dhëna për shumat që paguhet Zonja e Parë e Francës, nga Pallati Elize. Sipas gazetës “Canard Enchaine”, 65-vjeçarja merr nga Presidenca franceze 440.000 deri në 530.000 euro në vit. Shumat marramendëse kanë irrituar jo pak persona, të cilët e kanë akuzuar bashkëshorten e Macronit. Lajmi i ka irrituar sidomos protestuesit “jelekverdhë”, të cilët e kanë krahasuar 65-vjeçaren me mbretëreshën e Francës, Mari Antonetë, duke jetuar në flluskën e saj të luksit.
Para pak kohësh në media u përfol për një pishinë që familja presidenciale po ndërtonte, në një shtëpi në një zonë bregdetare, vetëm 300 metra larg nga deti. Megjithatë disa media të tjera i kanë hedhur poshtë këto pretendime, pasi sipas tyre Brigitte nuk merr rrogë si Zonjë e Parë.