Haruki Murakami dhe leksioni i tij mbi rezistencën ndaj sfidave të jetës

Me librat e tij Haruki Murakami na mëson gjithmonë shumë gjëra. Në fakt, romanet e tij janë plot reflektime mbi jetën, marrëdhëniet, ndjenjat dhe gjendjen shpirtëror të njeriut. Është i famshëm një fragment nga njëri prej librat e tij më të njohur “Kafka në plazh”. Ne kemi nevojë për këto fjalë, për të reflektuar mbi fatin dhe pasigurinë e jetës sonë, të cilat na çojnë shpesh në shtigje të panjohura. Megjithatë, ky mister është në gjendje të na nxisë të kemi njëjetë plot aventura.

Citati i Haruki Murakami

“Ndonjëherë fati na duket si një stuhi rëre, që ndryshon vazhdimisht drejtimin e lëvizjes. Për ta shmangur atë, ndryshoni ritmin e ecjes. Dhe era e ndryshon ritmin e saj, për t’iu ndjekur më mirë. Pastaj ju ndryshoni sërish ritmin, dhe menjëherë era ndryshon të sajin, për t’iupërshtatur ritmit tuaj.

Advertisements

Kjo gjë përsëritet vazhdimisht, si një vallëzim ogurzi me Perëndinë e Vdekjes para agimit. Sepse ajo erë nuk është diçka që ka ardhur nga larg, nuk është e pavarur nga ju. Përkundrazi, është diçka që e keni brenda jush. Ajo erë jeni ju vetë. Prandaj, e vetmja gjë që mund të bëniështë të hyni brenda saj, të ecni drejt dhe të mbyllni sytë fort që të mos depërtojë rëra.

Paparashikueshmëria në jetën tonë

Jeta është e paparashikueshme, dhe shumë shpesh ndryshimet e saj na destabilizojnë. Kjo i ngjan shpesh një stuhie të vërtetë. Imazhi që na ofron Murakami është pikërisht ky:një stuhi rëre e aftë të ndryshojë trajektoren e udhëtimit tonë. Kjo gjë na detyron të jemi gjithmonë të gatshëm për ndryshimin, edhe kur nuk kemi më forcë që ta përballojmë atë.

Era fryn fort dhe shtigjet tona devijojnë shumë herë. Më pas, siç e thotë vetë shkrimtari, e kuptojmë se të gjitha ndryshimet që pamë nga jashtë ishin në fakt të brendshme, tek vetja jonë. Ne jemi vetë ndryshimi. Jemi era që lëviz dhe fati që ndryshon. Ne dimë të rezistojmë duke mbajtur sytë mbyllur.

Sjellja rezistente

Jeta ndryshon, me ulje-ngritje tamam si një karusel. Shpeshherë e gjejmë veten poshtë, të lodhur dhe të zhgënjyer. Por më pas, diçka nxit një shtytje të brendshme, dhe ne e kuptojmë se duhet të reagojmë, të luftojmë dhe të jetojmë edhe me vetëdijen e ekzistencës së këtyre ndryshimeve.

Ky qëndrim quhet “elasticitet” dhe ka të bëjë me ngritjen me forcë në këmbë pas zhgënjimeve dhe vështirësive të jetës. Kjo periudhë vë në provë përditshmërinë dhe zakonet tona. Vështirësitë në jetë nuk mungojnë asnjëherë, dhe stuhia e rërës për të cilën flet Murakami është më e fortë se kurrë. Aftësia jonë qëndron në pajisjen me një elasticitet sa më të madh, dhe të mësuarit të shohim anën pozitive të këtij ndryshimi.

“Kafka në plazh”

Një djalë 15-vjeçar, me maturinë dhe vendosmërinë e një të rrituri, dhe një plak me naivitetin dhe çiltërsinë e një fëmije, largohen nga e njëjta lagje e Tokios drejt të njëjtit vend, Takamatsu, në Japoninë Jugore. Djali, që ka zgjedhur Kafkën si pseudonim, arratiset nga babai i tij, një skulptor brilant dhe satanik, dhe nga profecia e tij, e cila i bën jehonë asaj të Edipit.

Ndërkohë, plaku, Nakata, ikën nga skena e një krimi tronditës, në të cilin ishte përfshirë kundër vullnetit të tij. Duke braktisur jetën e tij të qetë, ai niset për në jug të vendit. Në këtë udhëtim, Nakata zbulon se është i thirrur për të kryer me patjetër një detyrë, qoftë edhe me çmimin e jetës së tij. Duke ndjekur shtigje paralele, të cilat shumë shpejt mbivendosen, plaku dhe djali do të zbulojnë rrugën drejt një qëllimi që e shpërfillin, por që do të përfaqësojëpërmbushjen e fatit tyre. (KultPlus)