Nuk ke pse të kthesh kokën pas- ajo që ke ëndërruar në fëmijëri është në lëkurën tënde, udhëton me ty edhe kur ti nuk ke mundur apo nuk ke dashur ta lexosh. Haruki Murakami ka fuqinë të na tërheqë për të besuar se po dëgjojmë veten tonë teksa ai flet. Ai kërkon të ngrejë një urë, mes botës sonë të imagjinatës dhe kujtimeve me atë realen, që e kemi përballë.
(Shënime për romanin “Në jug të kufirit, në perëndim të diellit” të Haruki Murakamit)