Pas intervistës shpërthyese tek Oprah, Harry nuk ka mbaruar. Po përgatit librin e dekadës. Prej një viti në fakt po merret me të dhe ia ka shitur të drejtën për botim, paraprakisht, Penguin Random House. Dorëshkrimi do të dorëzohej në gusht për editim dhe botim, por teksa jeta e Harry-t dhe Meghan Markle vazhdon të sjellë situata e valë dramatike, afati mund të shtyhet deri në tetor. Mediat e huaja kanë nisur nga humori dhe kanë krijuar kopertina libri. Një prej tyre është “Harry Plotter, i burgosuri i Windsor”.
Po vetë Harry ç`thotë? “Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Kam veshur shumë kapele gjatë viteve, si fjalë për fjalë dhe në mënyrë figurative, dhe shpresa ime është që në tregimin e historisë sime – lartësitë dhe uljet, gabimet, mësimet e marra – unë mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht nga vijmë, kemi më shumë gjëra të përbashkëta nga sa mendojmë. Jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të ndarë atë që kam mësuar gjatë jetës sime deri më tani dhe i ngazëllyer për njerëzit që do lexojnë një tregim direkt nga unë të jetës sime, që është plotësisht i saktë dhe i vërtetë”.