Ndërhyrjet kirurgjikale janë bërë trend për emrat e njohur dhe jo vetëm si një mënyrë për të perfeksionuar pamjen.
Jemi mësuar të shohim operacione plastike të të pasmeve, gjoksit, buzëve apo hundës, por këtë vit është shtuar një detaj i ri që njerëzit duan ta ndryshojnë.
Bëhet fjalë për kërthizën që do jetë trendi i vitit 2018. Darren Smith, një kirurg plastik që punon në Neë York tha se është parë si një gjë që pacientët duan ta ndryshojnë në trupin e tyre.
Arsyet që njerëzit duan ta bëjnë janë të ndryshme duke nisur nga mënyra si është prerë në lindje, që mund të kenë lënë pak më tepër mish që konsiderohet i papreferuar në ditët e sotme.
Kjo ndërhyrje kirurgjikale mund të kushtojë nga 2500 deri në 5000 paund, cmim që është i lartë por mjekët thonë se përfshin rimodelimin e barkut.