Në vitin 1997, në qytetin gjerman të Frankfurtit, një burrë raporton në polici se i kishin vjedhur makinën. Njëzet vjet më vonë, autoritetet kanë rënë në gjurmët e makinës së humbur. Ata zbuluan se makinën nuk ia kishte vjedhur njeri, por i zoti i saj thjesht kishte harruar ku e kishte parkuar. Sipas “The Independent” mjeti u gjet në një garazh në një ndërtesë të vjetër industriale që pritet të shkatërrohet. Makina ishte drejt shkatërrimit kështu që u raportua në polici, e cila më pas hetoi se kush ishte pronari. Sipas gazetës rajonale gjermane “Augsberger Allgemein”, burri, tani 76-vjeç, ishte drejtuar për në polici me vajzën e tij për të rimarrë makinën. Për fat të keq makina nuk ishte më funksionale.