Të gjithë kemi dëgjuar se mjalta dhe limoni, mund t’ju ndihmojnë që ta tejkaloni ftohjen. Mirëpo tani një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është edhe më e mirë. Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë. Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh. Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kakao, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën.