Uashington, 16 qershor – Nënpresidentja e SHBA-së, Kamalla Haris sot ka realizuar përpjekjet e administratës së Bajdenit për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore ku takohet me kolegë demokratë të Dhomës ligjvënëse të shtetit të Teksasit që kanë bllokuar propozim- ligjin me të cilën vështirësohet qasja deri në votimin e grupeve të pakicave si afro-amerikanët dhe jug-amerikanët.
Ligjvënësit republikan nga shtete të ndryshme federale në periudhën e kaluar përpiqen të ashpërsojnë rregullat e votimit. Presidenti Xho Bajden ka urdhëruar Harisin të udhëheq përpjekjet për parandalimin e kësaj, apo siç thuhet, praktikës jodemokratike. Demokratët e Teksasit e kanë quajtur edhe “djallëzore”, njofton Dallas morning njuz.
Shtëpia e Bardhë dhe Organizata qytetare deklarojnë se këto nisma të republikanëve e vështirësojnë qasjen deri në votim. Këto nisma morën hovin pasi ish presidenti Donald Tramp deklaroi se ai i ka humbur zgjedhjet për shkak të përhapjes së falsifikimeve. Këtë vit 14 shtete plus kanë sjellë 22 ligje sipas së cilës vështirësohet qasja deri te votimi, njofton Qendra për jurisprudencë.
Ligjvënësit demokrat më parë bojkotuan seancën e Dhomës përfaqësuese të Teksasit që republikanët të mos kenë kuorum për votim të projekt- ligjit.
Kjo dhe urdhri të parandalohet migrimi nga Amerika Jugore janë dy detyra boshte të vendosura nga Bajdeni drejtuar Harisit që në mars. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, nënpresidentja ka realizuar vizita zyrtare në Honduras, El Salvador, Guatemalë dhe Meksikë.