Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot realizon vizitën e tij të parë zyrtare në postin e kryeministrit në Tiranë. Sipas mediave kosovare Haradinaj pritet që të ketë një takim tet-a-tet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe në kuadër të vizitës së tij në “Pallatin e Brigadave” do të bëhet dhe takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave.
Gjithashtu në agjendën e takimeve Haradinaj do të takohet edhe me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçin dhe me kreun e opozitës shqiptare, Lulzim Basha dhe me dhe ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha. Zgjedhja e zotit Haradinaj si kryeministër i Kosovës është mirëpritur nga Tirana zyrtare dhe politike. Kryeministri shqiptar Edi Rama duke përshëndetur Haradinaj për marrjen e detyrës pak kohë më parë shpreson për dakordim të kthimit të kufirit tokësor mes dy shteteve në një kufi europian pa radha kilometrike dhe kontrolle të tepërta policore, mundësisht qysh prej 1 janarit 2018. Gjithashtu Rama pret bashkimin doganor të Shqipërisë me Kosovën sa më parë duke i kthyer doganat në portin e Shqipërisë në dogana dhe të Kosovës.