Mbrëmë në aksidentin fatal në mes të tre veturave në Mranmor humbën jetën tre persona të të njëjtës familje.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dhe ka ngushëlluar familjarët e përsonave që humbën jetën në aksidentin e pasdites së djeshme.
Haradinaj shprehu ngushëllime në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës.
Po ashtu, Haradinaj shtoi se do t’i qëndrojë afër familjes edhe me ndihmë financiare.