Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po qëndron sot në Bjeshkët e Moknës. Tashmë është bërë traditë që Haradinaj t’i vizotojë bjeshkët e vendit gjatë ditëve të fundjavës.
Këtë të diele Haradinaj ka zgjedhur Bjeshkët e Moknës, ku edhe ka postuar fotografi në të cilën shihet edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha. Në fotografinë e publikuar, Haradinaj shihet i zhveshur në pjesën e sipërme.