Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj pas kthimit nga Gjermania ka deklaruar se për ndarjen e vendit nuk është biseduar, pasi sipas tij, “ajo temë më nuk ekziston”.
Në pres konferencën në Prishtinë, Haradinaj ka thënë se gjatë kohës së takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe me funksionarë tjerë gjerman, aspak nuk është bërë fjalë për atë temë.
Merkel dje në Berlin e ka pritur Haradinajn me të cilin sipas kumtesës nga kabineti i tij, “është biseduar për raportet bilaterale, çështjet e politikës së jashtme si dhe raportin mes Beogradit dhe Prishtinës”. (koha.mk)