Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të hapur mundësinë që taksa ndaj produkteve serbe të rritet.
Këto deklarime kreu i ekzekutivit i bëri pas takimit që zhvilloi me anëtarët e Komisionit për Legjislacion.
I pyetur për kërcënimet nga Lista Serbe për rrëzim të Qeverisë, Haradinaj tha se ai është qëndrim i tyre të cilën nuk e diskutojnë.
“Para se me shku në zgjedhje të reja po shohim të kemi liberalizim, e para se me nxjerr në parlament nuk kemi pse me spekulua. Sa i përket qëndrimit të partnerit të koalicionit në këtë rast të Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të tyre, është vullnet i lirë politik dhe ne nuk e diktojmë atë. Kuptohet agjenda e Kosovës vazhdon, jemi në punë. U tha mundet edhe me u rrit taksa, mundet me u bë edhe më lartë”, ka thënë ai, transmeton kp.
Tutje ai tha se Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera po punojnë që të kryen disa detyra shtesë për liberalizimin e vizave.
Kujtojmë se menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.