Bashkë me kryeministrin e Kosovës takuam drejtorin e kompanisë “Eurowings” Oliver Wagner pjesë e Lufthansa Group. Z.Wagner na e konfirmoi se Kosova është përzgjedhur si bazë për të operuar dhe për të ofruar shërbime në tregun e aviacionit ajror.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të vazhdojë krijimin e kushteve dhe mbështetjen e investitorëve të huaj, përmes politikave konkrete, e që kjo do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kosova është duke krijuar kushte për investitorët potencial, dhe së shpejti do t’i prezantojmë edhe investimet tjera të kompanive të fuqishme.