Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me presidentin e Malit të Zi, Milo Dukanovic, transmeton Gazeta Metro.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, gjatë takimit është biseduar rreth mardhënieve të dy vendeve, derisa kanë folur edhe për dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Gjatë takimit, është biseduar edhe për dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se Kosova është e gatshme për arritjen e marrëveshjes finale ligjore obligative me Serbinë, që do të thotë njohje reciproke”, thuhet në komunikatë.
Presidenti Dukanovic vlerësoi se thellimi i bashkëpunimit në fushat që ndikojnë në zhvillim ekonomik, është në interes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Përveç kryeministrit, në këtë takim i pranishëm ishte edhe Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.