Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim me homolugin e tij të Maqedonisë, Zoran Zaev, ku ka përgëzuar për marrëveshjen finale të Prespës.
Haradinaj ka përgëzuar Zaevin për mbylljen me sukses të Marrëveshjes së Prespës, e cila i garanton popullit dhe shtetit të Maqedonisë Veriore një perspektivë të qartë euro-atlantike.
Sipas tij dy vendet, Kosova dhe Maqedonia Veriore po qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe të kenë marrëdhënie të shkëlqyera mes veti.
“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike.
Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.